11:04 / E Enjte, 21 Qershor 2018 / indeksADMonline

Dafina Zeqiri zbulon se ka vuajtur nga kjo sëmundje, pa e ditur askush (Foto)

Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri ka vuajtur nga depresioni. Këtë e ka bërë të ditur vet ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në “Instagram”, të cilin e fshiu vetëm pak më vonë.

Nga aty ajo ka treguar se ka pasur një kohë kur ka vuajtur nga depresioni edhe pse askush nuk e ka ditur. Këtë e ka bërë duke e transmetuar një postim të aktores Jada Pinket Smith, e cila ka folur për shëndetin mendor kurse Dafina ka pohuar se nëpër të njëjtën rrugë ka kaluar edhe ajo.

“Depresioni është i vërtetë dhe mund të i padukshëm. Mos u mashtroni nga një buzëqeshje. Flisni! Kujdesuni për njëri-tjetrin. Mos e merrni mirësin për dobësi. Mos e merrni dashurinë, besnikërinë dhe mbështetjen të garantuar! Ju dua me gjithë zemrën time!” ka shkruar Dafina. /Indeksonline/

Temat: