14:11 / E Premte, 01 Qershor 2018 / indeksADMonline

Daily Mail: Chelsea u largua nga Sarri për shkak se është homofob

Gazeta britanike ‘Daily Mail’ vë në dukje se Laurent Blanc është tani kandidati kryesor për të trajnuar Chelsean sezonin e ardhshëm, pasi Roman Abramovich ka përjashtuar Maurizio Sarri për shkak të imazhit homofobik që ai dha në një incident që kishte me Roberto Mancinin në 2016.

Gazeta pohon se klubi anglez nuk dëshiron të jetë i përzier në çështjet jashtë sportit me reputacion të keq.

Incidenti i referuar ndodhi kur Mancini tha: “Ai më quajti homo, nuk mund të jetë në botën e futbollit”. Sarri i kërkoi falje: “Kërkoj falje. Kam gjithashtu miq homoseksual: nuk jam homofob.” Ai u dënua me dy ndeshje pezullimi dhe një gjobë prej 20,000 euro. /IndeksOnline/

Temat: