Dailymail: Manchesteri e ka marrë në “qafë” Januzajn, shikoni tani suksesin e tij

Real Sociedad është duke prirë në La Liga dhe po bënë mjaftë mirë edhe në Europa League.
Adnan Januzaj ka qenë njëri nga më meritorët për suksesin e skuadrës spanjolle, me yllin nga Istogu që ka gjetur mjaftë mirë vetën.
“Dailymail” ka bërë një shkrim në lidhje me të duke e fajësuar Manchester United që ia humbi shkëlqimin lojtarit.

Gazeta e madhe britanike ka thënë se David Moyes është një nga ta që nuk arriti ta shfrytëzoj Januzajn në stilin e lojës.
Nëse Sociedadi arrin të triumfoj këtë sezon në La Liga, atëherë Januzaj do të kishte një vend shumë të merituar në këtë sukses.
Megjithatë, duke e parë konkurencën e fortë në La Liga, një vend në Top4 do të ishte sukses i madh për skuadrën. /IndeksOnline/
