14:08 / E Diele, 22 Nëntor 2020 / OSH

DailyMail shkruan për fustanin e Lia Stubllës, përgjigja e saj është epike

Lia Stublla është një nga kreatoret më të suksesshme kosovare.

Puna e saj vlerësohet edhe ndërkombëtarisht, për çka edhe emra të njohur të shoëbizit ndërkombëtar kanë zgjedhur fustanet dhe veshjet e saj.

Së fundi gjiganti mediatik britanik DailyMail ka vendosur një punim të Lias, por kësaj radhe me një tjetër temë.

Mediumi anglez ka publikuar një nga fustanat e Stubllës dhe ka shkruar se nusja nuk mund të ecë në këtë fustan.

Përgjigja e kreatores kosovare ishte epike për “Daily Mailin”.

“Faleminderit Daily Mail për brengosjen tuaj ndaj nusës sonë, po, ajo mund të ecë”, ka shkruar Stublla./Indkesonline/