13:46 / E Mërkurë, 21 Prill 2021 / A. A

Dajaku del pozitiv me Covid-19, karantinohet në shtëpinë e tij në Stuttgart

Leon Dajaku ka rezultuar pozitiv në testin e fundit për koronavirus.

Klubi gjerman Union Berlin ka njoftuar se pjesa tjetër e skuadrës nuk është prekur nga virusi pasi 20 vjeçari që disa ditë nuk ka pasur kontakt me bashkëlojtarët për shkak të lëndimit, transmeton Indeksonline.

Dajaku është karantinuar në shtëpinë e tij në Stuttgart, së bashku me familjen.

Shefi për marrdhënje me publikun te Union Berlin ka bërë të ditur që mesfushori shqiptar, pas shërimit nga koronavirusi do të vazhdojë rehabilitimin nga lëndimi në Stuttgart.

/Indeksonline/