14:53 / E Enjte, 11 Mars 2021 / Blerim

Daku dhe Hoxha fantastik në fitoren e Ballkanit

Skuadra e Ballkanit ka shënuar fitoren e radhës në Superligën e Kosovës.

Në xhiron e 24-të të Superligës së Kosovës, Ballkani arriti fitore të thellë 6 me 2 ndaj ekipit të Arbërisë, shkruan IndeksOnline.

Paraqitje fantastike sot bëri Arbër Hoxha, i cili shënoi një gol. Pesë golat tjerë u shënuan nga Mirlind Daku (3 gola), Zeka dhe Gripshi.

Dy golat për ekipin e Arbnor Morinës, i shënuan Kryeziu dhe Marclei.

Me fitore Ballkani tregon se është kandidat potencial për titull. Ekipi nga Theranda tani ka 51 pikë dhe gjendet ne pozitën e dytë, 2 më pak se lideri Drita (53)./IndeksOnline/