12:53 / E Enjte, 08 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Dalin dallavere të reje te Man City, sheikët e paguanin Mancinin me para në duar

Footbal Leaks pretenedon se ka zbuluar dallavere të reja të Manchester Cityt. Sipas disa dokumenteve, dyshohet se Manchester City e paguante dyfishë Roberto Mancinin, se sa pagën që e kishte të deklaruar.

Gjysma e pagës ishte e deklaruar, ndërsa pjesa e tjetër i jipet fshehurazi nga sheiku Mansour.

Poashtu, Football Leaks ka zbuluar se Mancini ushtronte edhe një detyrë të re të City, atë si këshilltar special i klubit.

City ka reaguar ndaj këtyre dyshimeve duke thënë se këto po bëhen vetëm për të dëmtuar reputacionin e madh të skuadrës./Indeksonline/