13:43 / E Enjte, 15 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Dalin detaje të reja për vrasjen e Khashoggit, prokurori propozon dënimin më të rëndë

Prokuroria arabe ka dalur me detaje të reja për vrasjen e gazetarit, Jammal Khashoggi.

Zyra e Prokurorit Publik Saudit ka thënë se ish-shefi i shërbimit sekret të Arabisë Saudite, Ahmed al-Assiri, ka urdhëruar vrasjen e Khashogitt, shkruan Indeksonline.

Për të kryer këtë vrasje makabre, Assiri ka formuar një ekip prej 15 personash. Këta persona kanë qenë të ndarë në tri grupe, një ekip negociator, një ekip i inteligjencës dhe një ekip logjistik.

Ishte kreu i ekipit negociator i cili urdhëroi vrasjen e Khashoggi, tha prokurori. Prokuroria ka kërkuar dënimin me vdekje për pesë persona të përfshirë në vrasjen e gazetarit./Indeksonline/

Temat: