12:48 / E Martë, 23 Tetor 2018 / indeksADMonline

Trupi i gazetarit arab është gjetur në një pus

Udhëheqësi i partisë turke Vatan, Dogu Perincek, ka thënë se në bazë të informacioneve që ka nga shërbimi sekret turk, trupi i gazetarit arab është gjetur në një pus.

“Trupi i Khashoggit është gjetur në një pus, në kopshtin e rezidencës së Konsulatës Arabe” ka thënë politikani turk.

Edhe presidenti turk, Recep Taiyp Erdogan ka thënë se shërbimet sekrete turke kanë informacione të sigurta se gazetari arab është vrarë me paramendim dhe në mënyrë të egër me datën 2 tetor.

Sipas Erdogan, vrasjen e kanë kryer një grup i tërë të cilit kishin ardhur në Stamboll me fluturime të veçanta./Indeksonline/