21:52 / E Mërkurë, 20 Mars 2019 / indeksADMonline

Dalin detaje të reja për vrasjen në Lipjan

Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e të shtënave me armë sonte në një kazino në dalje të Lipjanit.

Sipas burimeve të Indeksonline personi i cili ka humbur jetën ishte punëtor në këtë lokal kazinoje e i dyshuari për vrasje e ka qëlluar atë duke tentuar të kryejë një grabitje.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë ende ndonjë detaj për rastin në fjalë, por që duhet përkujtuar që gjatë javës së kaluar një punëtor tjetër në një kazino në Suharekë u vra në mënyrë të njëjtë.

Idneksonline ka sigurua edhe fotografi nga vendi i ngjarjes./Indeksonline/