18:31 / E Enjte, 18 Tetor 2018 / indeksADMonline

Dalin fotografitë e para të personit që dyshohet se e ka vrarë gazetarin në ambasadën arabe

Vrasja e gazetarit arab, Jammal Khashoggi ka marrë një kahje tjetër. Tashmë ka një të dyshuar për vrasjen e tij në akonsulatën e Arabisë Saudite në Turqi. Maher Abdulaziz Mutreb, një shoqërues i shpeshtë i princit arab është i dyshuari kryesor për masakrimin e tij, shkruan Indeksonline.

Ky person i dyshuar është parë në kamera duke bërë lëvizje të shpeshta në natën kur dyshohet se është vrarë gazetari, me datë 2 tetor.

Mutreb shihet duke lënë një hotel në Turqi me një valixhe të madhe, ndërsa më vonë është sillur përreth konsulatës saudite.

I njëjti është futur në konsulatën saudite në orën 09;55, ndërsa ka dalur nga aty në orën 15:00, para se të largohej nga Turqia në orën 17:55 të pasditës.

Ndërkohë, gazetari Khashoggi është futur në ambasadë në orën 13:15, për të mos dalur i gjallë më nga aty./Indeksonline/