11:13 / E Martë, 09 Tetor 2018 / indeksADMonline

Dalin në shitje biletat në ”tregun e zi” për ndeshjen, Kosova – Malta

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar për dje do të dalin në shitje biletat për ndeshjen, Kosovë – Maltë.

Por, dje nuk zgjati shumë shitja e biletave pasi që në Prishtinë u krijua ”hallakamë”, që detyroi Policinë ta shtynte shitjen e biletave për sot.

Sot, në kryeqytet vazhdoi shitja, por me ecuri të njejtë – radhë të gjata të qytetarëve në pritje si dhe pakënaqësi të shumta në lidhje me procesin në fjalë, transmeton IndeksOnline.

Pikë të shitjes së biletave kishte edhe në qytetin e Prizrenit, ku nuk u shënua ndonjë incident që vlen të përmendet.

Por, sikur në herat e kaluara, edhe para ndeshjes me Maltën, ka filluar shitja e biletave në mënyrë ilegale.

Një qytetar i ka postuar 10 bileta në shitje në uebsajtin e shit-blerjeve, ”MerrJep” me një çmim prej 20 euro për njësi.

Përndryshe, ndeshja, Kosovë – Maltë zhvillohet të enjten në kuadër të Ligës së Kombeve./IndeksOnline/