20:19 / E Hënë, 27 Gusht 2018 / indeksADMonline

Dalin pamjet e para, ja ku u vra me thikë 54-vjeçari në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 19.30 në Shkodër, ku është vrarë një 54-vjeçar. Sipas të dhënave paraprake, viktima është Prendush Fushaj.

Policia ka arritur të identifikojë edhe autorin e dyshuar, shtetasin me iniciale F. P. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Thive”.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit, ndërsa janë ngritur postblloqe për kapjen e autorit.

Dyshohet se mes viktimës dhe autorit ka pasur një konflikt gjatë ditës së sotme. Ata ishin fqinj midis tyre. Policia ka nisur marrjen në pyetje të dëshmitarëve por edhe familjarëve për të zbuluar motivin e krimit.