10:35 / E Mërkurë, 29 Janar 2020 / indeksADMonline

Dalin pamjet, Mourinho transferon te Tottenhami yllin holandez

Jose Mourinho e ka bërë edhe blerjen e tretë te Tottenhami.

Steven Bergwijni është blerja e skuadrës angleze.

Ylli i PSV-së e ka veshur fanelën e Spursit dhe brenda pak orësh, do të zyrtarizohet. 30 milionë euro i ka kushtuar Tottenhamit kjo blerje.

22- vjeçari pritet të jetë alternativë e Harry Kanet pas lëndimit që ka pësuar.

Bergwijni llogaritet si një nga talentet më premtues të futbollit holandez./Indeksonline/