23:01 / E Hënë, 10 Maj 2021 / AR

Dalin pamjet nga ekzekutimi i 40-vjeçarit në Vlorë, dy autorët po e prisnin në kthesë

Kamerat e sigurisë të karburantit përballë kanë ndihmuar për të zbardhur të gjithë skemën e plotë të ekzekutimit të Bledar Birçajt mesditën e kësaj të hëne në Vlorë, në zonën e quajtur ‘Bishti i Kalldrëmit’.

Siç shihet në pamje e publikuara sot në emisionin ‘Opinion’, viktima po udhëtonte me mjetin “BMW”, teksa një makinë tjetër ngjyrë të bardhë po i priste e parkuar. Sapo mjeti BMW ka mbërritur pranë karburantit, dalin nga makina 2 persona, të maskuar e të armatosur duke qëlluar me breshëri në drejtim të shoferit dhe më pas kanë nxituar që të largohen nga vendi i ngjarjes. Në tentativë e sipër duke u larguar, një prej autorëve i bie arma nga duart dhe kthehet për ta marrë pas shumë pak sekondash.

Nga makina e Birçajt, del një person, i cili me vrap largohet teksa në duar mban diçka, që është e vështirë për t’u dalluar në pamje. Ky person është dëshmitari kyç i kësaj ngjarjeje të rëndë. Ai është ndaluar nga policia, ku është marrë në pyetje. E gjithë skena ka ndodhur në mes të ditës, rreth orës 13:00, ku shihet që ky moment ka shkaktuar panik të madh te qytetarët që po kalonin dhe drejtuesit e mjeteve. 

Pista kryesore e hetimit janë konfliktet që 40-vjeçari mund të ketë pasur në Spnjë, prej nga ishte kthyer prej mëse 1 muaji. Në drejtim të automjetit është qëlluar mbi 10 herë ndërkohë që në trupin e viktimës mendohet se janë konstatuar deri në 7 plumba duke e lënë të vdekur në vend.

1620679367_6099979adf2f64.jpg
Momenti kur 2 personat e armatosur qëllojnë në drejtim të BMW ku po udhëtonte Bledar Birçaj
1620679381_609997a7dbb763.jpg
Momenti kur shoqëruesi i 40-vjeçarit largohet me vrap nga vendi i ngjarjes
1620679399_609997cfd1b472.jpg
Momenti kur njërit nga autorëve i bie arma nga duart
Momenti ku largohen autorët me makinën tip BENZ me xhama të zinj

Kush ishte Bledar Birçaj? Emri i tij nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi në vitin 2011 është arrestuar në Vlorë si i dyshuar për vrasje duke iu vendosur masa e arrestit me burg me afat 45 ditë. Birçaj sakaq rezulton edhe pronar i një biznesi në Vlorë. Një tjetër ngjarje ku ka qenë subjekt institucioneve ligjzbatuese është ajo e vitit 2010, kur Birçaj së bashku me vëllanë e tij kanë dhunuar juristin e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, personin me inicialet F. H. Për këtë në atë kohë prokuroria nisi procedim penal në gjendje të lirë për dy të rinjtë.

1620653258_bledarbircaj.jpg