07:14 / E Mërkurë, 25 Korrik 2018 / indeksADMonline

Dalin pistat e para, zbulohet arsyeja pse nisën zjarret në Greqi

Çfarë e shkaktoi zjarrin? Kjo është pyetja që po mundon autoritetet greke në këto orë dramatike që po kalon rajoni i Atikës në Athinë.

Zyrtarët e cituar nga agjencia e lajmeve AFP kanë thënë se flakët e tanishme mund të kenë filluar nga zjarrvënësit që kërkojnë të plaçkisin shtëpitë e braktisura. Ndërkohë ka dyshime të tjera që sugjerojnë se zjarrëvënia është frymëzuar nga persona që synojnë shfrytëzimin e pronave publike.

Sido që të ketë ndodhur, më pas, flakët janë përhapur e shpejtësi, të ndihmuara edhe nga era e fortë, rreth 80 km në orë.

Deri më tani raportohet për të paktën 56 viktima dhe më shumë se 160 persona të lënduar por numri i tyre mund të rritet me kalimin e orëve.

Në vendin fqinj është shpallur gjendja e emergjencës ndërsa edhe shtetet si Gjermania, Polonia, etj., kanë dërguar avionë në ndihmë për të shuar flakët që po vijojnë të marrin jetë njerëzisht.

Temat: