21:45 / E Premte, 01 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Dalin rezultatet përfundimtare: Ky ishte helmi që piu gjenerali kroat (Foto+Video)

Janë publikuar rezultatet e para të hetimit për vdekjen e gjeneralit kroat, Slobodan Praljak, pasi ky i fundit piu një helm në gjyqin e Hagës.

Raportimet e para tregojnë se Praljak piu “cianidit të kaliumit”, thonë prokurorët holandezë, duke cituar rezultatet përfundimtare, transmeton Indeksonline

“Kjo ka rezultuar në një dështim të zemrës, që tregohet si shkaku i dyshuar i vdekjes”, u shprehën ata.

Ndërsa autoritetet holandeze po vazhdojnë hetimin se si gjenerali arriti ta fus helmin brenda sallës ku ishte duke u mbajtur  gjykimi ndaj ti dhe dy personave të tjerë. /Indeksonline/