17:06 / E Hënë, 10 Shtator 2018 / indeksADMonline

Dalin rezultatet zgjedhore në Suedi por nuk dihet kush ka fituar

Mbi 99%  të votave janë numëruar në zgjedhjet elektorale në Suedi, por një pyetje mbetet pa përgjigje. Kush ka fituar?

Asnjëra nga dy blloqet e mëdha politike, Social Demokratët e Gjelbërt dhe Aleanca Qendra e Djathtë, nuk ka arritur të siguroj votat për të qeverisur.  Për të marrë qeverinë dy blloqet duhet të negociojnë me Partinë Demokrate të Suedisë që ka dalë e treta, transmeton Indeksonline.

Social Demokratët e Gjelbërt ka arritur të sigurojë 40.6% të votave, kurse Aleanca Qendra e Djathtë 40.3%. Kurse Partia Demokrate e Suedisë ka arritur të marrë 18%.

Se kush do të qeverisë mbetët në dorë të Demokratëve Suedez, që përkundër që ishin kundër pranimit të emigrantëve në Suedi kanë shënuar rritje nga zgjedhjet e kaluara.

Me 25 shtator do të mbahet mbledhja e Kuvendit Suedez ku do të vendoset se kush do të qeverisë./Indeksonline/