11:56 / E Premte, 29 Qershor 2018 / indeksADMonline

Dalin rrogat për ata që paguhen nga buxheti i Kosovës

Për punëtorët që paguhen nga buxheti i shtetit, Ministria e Financave ka dhënë një lajm të mirë.

Ministria e Financave ka njoftuar se duke u nisur nga gjendja e mirë në bilancin bankar, ka bërë sot ekzekutimin e pagave për muajin qershor, transmeton Indeksonline.

Kjo ka të bëjë për të gjithë shërbyesit e administratës publike dhe ata që marrin pagë nga buxheti i Republikës së Kosovës, shkruan Indeksonline.