17:39 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ka shenja serioze të krizës ekonomike në Serbi

Suficiti i buxhetit të Serbisë ka rënën nën 50 miliardë dinarë thuhet në raportin janar-shtator të Ministrisë së Financave të Serbisë.

Sipas raportit të lëshuar gjatë ditës së sotme Serbia në nëntë mujorin e këtij viti ka pasur 873.7 miliardë të hyra dhe 824.5 miliardë shpenzime, transmeton Indeksonline.

Suficiti në muajin shtator ishte 12.5 miliardë dinarë, ku kishte 102.9 miliardë dinarë të hyra, ku shumica kishin ardhur nga tatimet.

Diferenca mes të hyrave dhe shpenzimeve në buxhet është suficiti./Indeksonline/