Dalja e votuesve në Istog është 41.27 për qind
Valdete Daka, kryetare e KQZ-së, ka thënë në konferencën për media se të gjitha vendvotimet në komunën e Istogut janë mbyllur me kohë dhe dalja në zgjedhjet e rivotimit për kryetar komune ishte 41.27 për qind.
Daka ka thënë se rezultatet do të shfaqen drejtpërdrejt në sallën e KQZ-së sapo të kryhen numërimet në vendvotime.Ajo në emër të KQZ-së ka falënderuar prokurorinë dhe policinë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor për rivotim në Istog, ku për të parin e komunës garojnë Haki Rugova nga LDk dhe Gani Dreshaj i AAK-së.
Rivotimi në komunën e Istogut është bërë për shkak të parregullsive në garën e balotazhit, më 19 nëntor.