17:29 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Dalje jo e kënaqshme në shkollën “Hasan Prishtina” në Prishtinë

Një nga qendrat më të mëdha të votimit në komunën e Prishtinës, shkolla “Hasan Prishtina” nuk ka pasur një pjesëmarrje të kënaqshme të votuesve.

Nga afërsisht 7 mijë votues me të drejtë vote në këtë shkolle deri në orën 17:00 kanë votuar rreth 25% prej tyre.

Kjo shifër më e ulët krahasuar me raundin e parë zgjedhor.

Megjithatë një fluks më i madh vërehet orëve të fundit të votimit për balotazhin në kryeqytet.