16:27 / E Hënë, 07 Tetor 2019 / indeksADMonline

Dallku njoftohet me humbjen, Trepça ’89 dhe Feronikeli ndajnë pikët

Ballkani ka mposhtur Prishtinën me rezultat 1-0 në ndeshjen e xhiros së nëntë të Superligës.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Blend Baftiu në minutën e 56-të të ndeshjes.

Kjo ishte humbja e parë e Armend Dallkut si trajner i Prishtinës, shkruan Indeksonline.

Në ndeshjen tjetër, Trepça ’89 dhe Feronikeli kanë barazuar me rezultat 1-1.

Për mitrovicasit realizoi Gëzim Rusi derisa Rezultatin e barazoi Mendurim Hoti. /IndeksOnline/