19:55 / E Mërkurë, 08 Korrik 2020 / C E

Dallku shfaqet i skuqur: S’po shoh asgjë, Zoti ua ktheftë më së keqi

Tensione të mëdha pas përfundimit të ndeshjes në Gjilan, ku vendësit mundën Prishtinën 2:1.

Pas përfundimit të takimit është krijuar një tollovi e madhe te katërshja e gjyqtarëve, të cilët paraprakisht ishin të rrethuar nga trupat policorë.

Pas protestave të mëdha të mysafirëve, policët lëshuan gaz lotësjellës, i cili dëmtoi trajnerin Armend Dallku.

“Policia gjuan pa nevojë me gaz lotsjellës. Unë s’po shoh asgjë. Kjo fitore nuk i duhet Gjilanit”, deklaroi Dallku për Supersport.

“Kjo që po iu bëjnë djemve është mëkat. Zoti ua ktheftë më së keqi atyre në komision që i delegojnë këta gjyqtarë”, shtoi ai.

Më poshtë pamjet nga Gjilani, që nuk i përkasin futbollit.

Pas Dallkut ka folur edhe ndihmësi i tij, Debatik Curri.

“Nuk kam fjalë për këtë ndeshje. Më vjen keq që nuk jemi tërhequr nga garat më moti. Krim të tillë nuk kam përjetuar as në Beograd kur isha me Shqipërinë”, u shpreh Curri.

“Ky që ndodhi sot është një tur pi madh. Nuk kam cfarë flas më shumë për këtë ndeshje”, shtoi ai.