22:32 / E Diele, 22 Shtator 2019 / indeksADMonline

Dallku tepër i lumtur pas triumfit ndaj Gjilanit

Armend Dallku ka shënuar fitore në debutim si trajner i Prishtinës.

Ish-mbrojtësi i kombëtares shqiptare mposhti Gjilanin me rezultat 2-1 në ndeshjen e xhiros së gjashtë të Superligës.

Dallku është shprehur shumë i gëzuar me fitorën e shënuar sot në “Fadil Vokrri”.

Të them të drejtën sot jam i gëzuar më shumë për lojtarët dhe ekipin sesa për vetën që debutova me fitore, sepse rezultatet e klubit nuk ishin deri më tani të kënaqshme”, tha fillimisht Dallku për Supersport.

Klubi mbeti në sitat të vështirë pas largimit të ish trajnerit, me një ditë stërvitje nuk më mbeti asgjë vetëm të bëjë disa ndryshime në formacion”.

Jemi munduar t’i mbulonim pikat e dobëta tona dhe i përgëzoj lojtarët dhe tifozët si Plisat ashtu edhe Skifterat për paraqitjet e tyre sot”.

Lëndimi i Januzit, mos inkuadrimi i Korenicës?

Prishtina nuk është vetëm Januzi dhe Korenica por ka 25 lojtar dhe gjithë janë aty për të luajtur, normalisht ishte zgjedhje e imja që mos të ishte Korenica në lojë duke parë kundërshtarin”, përfundoi Dallku.