10:32 / E Mërkurë, 07 Gusht 2019 / indeksADMonline

Dani Alves ambicioz, synon Kupën e Botës 2022

Braziliani 36 vjeçar, Dani Alves së fundmi ka bërë të ditur të ardhmen e tij.

Ish mbrojtësi i djathtë i Barcelonës u largua nga PSG pasi mbaroi kontratën me klubin dhe ishte lojtar i lirë, derisa ekipi nga vendlindja, Sao Paulo i ofroi atij kontratë tre vjeçare.

Lojtari më i trofeshëm në botë përkundër moshës, u shpall lojtari më i mirë i Copa Americas që u zhvillua këtë verë, duke impresionuar me paraqitjet e tij, shkruan Indeksonline.

Braziliani u prezentua dje te ekipi i Sao Paulos para 40 mijë tifozëve, ku edhe zbuloi dëshirën e tij.

“Unë dua ta theksoj se qëllimi im është të luaj në Kupën e Botës 2022” – tha ish lojtari i Parisit./Indeksonline/