18:40 / E Martë, 16 Korrik 2019 / indeksADMonline

Dani Alves pranon zvogëlim page për tu transferuar në Arsenal

Dani Alves dëshmoi edhe një herë këtë verë se ai është përkufizimi i një “vere të mirë”.

Duket se sa më i vjetër braziliani, aq më mirë luan, duke e kthyer në një kampanjë të paharrueshme Copa American, përcjellë Indeksonline.

Në gjysmëfinale kundër Argjentinës, ai ishte thjesht i pa luajtshëm dhe Alves vazhdoi këtë formë edhe në finale kundër Perusë, teksa braziliani fitoi çmimin e lojtarit më të mirë të Copa Americas.

Siç raportohet nga The Sun, Alves po konsideron edhe një zvogëlim page për të bërë një lëvizje në Emirates këtë verë.

Arsenali ende do të duhet të paguajë atë rreth 221 mijë euro në javë, që i bie 33 mijë euro më pak se sa fitonte në Paris

36-vjeçari është i etur për një ribashkim me menaxherin Unai Emery pas ditëve të tyre të suksesshme së bashku në Sevilla./Indeksonline/