10:50 / E Enjte, 08 Korrik 2021 / C E

Danny Makkelie, gjyqtari i “prishur” nga UEFA i cili po bën gabimet më të mëdha të sezonit

Gjyqtari i ndeshjes në mes të Anglisë dhe Danimarkës, Danny Makkelie është vënë në llupën e kritikave nga shumë ekspert të futbollit dhe analist të gjykimit sportiv.

Rasti i penalltisë të Rahem Sterling në kohën shtesë ishte shumë i diskutueshëm edhe më të dyshimtë e bënë fakti se gjyqtari nuk shkoi ta shikoj VAR-in.

Gjithashtu në momentin që aksioni po zhvillohej, në fushën e “Wembleyt” ishin dy topa.

Ky nuk është rasti i parë që Makkelie bëhet subjekt i kritikave, shkruan Indeksonline.

Ai ishte gjyqtar kryesor kur anuloi golin e Cristiano Ronaldos kundër Serbisë në fazën kualifikuese të Kupës së Botës.

Më pas ai kërkoi falje dhe pranoi gabimin pasi dukej qartë që topi kishte kaluar topi.

Rezultati përfundimtar ishte 2-2 dhe verpimi i sulmuesit të Juventusit tregonte gjithçka kur Stefan Mitrovic largoi topin nga brenda portës.

Makkelie ishte në kritikë edhe në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Ai anuloi një supergol të Karim Benzemas duke pretenduar për një ndërhyrje të palejuar më parë.

Kjo ndodhi në kohën kur po krijohej Superliga e Europës dhe kishte dyshime që Ceferin po hakmerrej ndaj Realit përmes gjyqtarit holandez. /IndeksOnline/