16:35 / E Enjte, 14 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Dardan Molliqaj deklarohet sonte për të gjitha problemet brenda Vetëvendosjes

Sonte Dardan Molliqaj është i ftuar në emisionin “Zona e Debatit”. Ai do të shpalosë gjithçka rreth asaj se çka po ndodh këto ditë brenda Vetëvendosjes

Pse u hallakat partia Vetëvendosje?

Kur plasi sherri mes njerëzve kryesorë këtij subjekti politik?

Si u përçanë dy nga figurat kryesore të lëvizjes, Albin Kurti dhe Dardan Molliqaj?

Cilat janë arsyet e vërteta të prishjes së këtyre dy liderëve?

A e rriti më tepër Vetëvendosjen Kurti, sa ishte kryetar, apo Molliqaj, me politikat e tij si sekretar i përgjithshëm?

Kë e ka me vete i pari, e kë i dyti, në subjektin më të madh aktualisht në vend?

Kush po kërkon që lëvizja të udhëhiqet nga baba, e kush nga idetë?

A duhet apo jo që Albin Kurti të kandidojë sërish për kryetar të Vetëvendosjes?

Përgjigjet në këto dhe shumë pyetje tjera i jep sonte, në një intervistë ekskluzive për “Zonën e Debatit” në Klan Kosova, ish-sekretari i përgjithshëm i kësaj partie Dardan Molliqaj.