19:56 / E Hënë, 20 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Dardan Sejdiu akuzon Sami Hamitin: Me dallavere nuk fitohet Prishtina

Diferenca në mes të kandidatëve në komunën e Prishtinëz është zvogëluar, që sipas KQZ-së ka ndodhur për shkak të një gabimi teknik të tyre gjatë futjes së të dhënave të rezultateve preliminare.

Tani diferenca në mes të Shpend Ahmetit të VV-së e Arban Abrashit të LDK-së është 237 vota.

I menjëhershëm ishte reagimi i sheft të shtabit të VV-së, Dardan Sejdiu, i cili përmes një statusi në fb ka pretenduar që janë bërë mashtrime.

“Tash e kuptova pse LDK e ka dërgu Sami Hamitin ne KQZ. Me dallavere nuk fitohet Prishtina. Prishtina ka vendosur me zemër” ka shkuar Sejdiu.