23:12 / E Mërkurë, 15 Maj 2019 / indeksADMonline

Dardan Sejdiu ia kujton Avdullah Hotit bashkëqeverisjen me Kadri Vaselin

Shefi i grupit parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu ka reaguar ndaj homologut të tij nga LDK, Avdullah Hoti, duke deklaruar se “paaftësinë e tij në bashkërendimin opozitar nuk mund ta maskojë me faktin se me Kadri Veselin ka pasur bashkëqeverisje Avdullah Hoti e jo Partia Socialdemokrate”.

Postimi i plotë i Sejdiut në Facebook:

Si shef i GP të LDK-së, Avdullah Hoti paska bërë edhe një përpjekje për ta maskuar paaftësinë e tij në sfidimin e qeverisë duke e sulmuar PSD-në.

Paaftësinë e tij në bashkërendimin opozitar nuk mund ta maskojë me faktin se me Kadri Veselin ka pasur bashkëqeverisje Avdullah Hoti e jo Partia Socialdemokrate.

Sulmet ndaj PSD-së nuk e maskojnë as partneritetin e tij të djeshëm me Kadri Veselin dhe as paaftësinë e tij të sotme për ta sfiduar sot pushtetin e Kadri Veselit.

Nënshkrimet e PSD-së për rrëzimin e qeverisë i ka moti Avdullah Hoti, por edhe gatishmërinë e vullnetin për ta ndërtuar strategjinë e përbashkët opozitare.

Por, sigurisht se vullneti dhe gatishmëria e PSD-së nuk mjaftojnë për ta bërë më efikas dhe më të suksesshëm Avdullah Hotin.