12:32 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2019 / indeksADMonline

“Dardanët” arrijnë në Pragë, gati për të na bërë krenarë

Kombëtarja e Kosovës ka arritur në aeroportin internacional të Pragës, në mesditën e sotme.

Kosova ndeshet me Republikën Çeke nesër me fillim nga ora 20:45, ndeshje historike kjo për sportin tonë.

Stadiumi i Viktoria Plzen do jetë arena pritëse e Kombëtares sonë në mesjavë, ndërsa thuhet se numri i shikuesve mysafirë ka kaluar 1000-shin.

Indeksonline ju sjell pamje nga arritja e “Dardanëve” në Pragë.

/Indeksonline/