16:22 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

“Dardanët” gati për ndeshjen historike

Sonte nga ora 20:45, Kosova pret në “Fadil Vokrri” Azerbajxhanin për ndeshjen më të rëndësishme të Ligës së Kombeve.

Skuadra e drejtuar nga Challandes do të duhet të barazoj ose të fitoj që të konfirmohet e para në grup, shkruan Indeksonline.

Në mbështetje të futbollistëve do të jenë edhe “Dardanët” që pritet të na dhurojnë spektakël.

Tifozët e Kosovës do të jenë pika më e rëndësishme e motivimit për futbollistët në fushë.

Kujtojmë se stadium “Fadil Vokrri” është shitur i gjithi për ndeshjen e sotme. /IndeksOnline/