15:30 / E Hënë, 26 Gusht 2019 / indeksADMonline

Dardanët hapin “Fan clubin”, në Prishtinë

Tifogrupi i Kombëtares së Kosovës, Dardanët, kanë lajmëruar se do të hapin “Fan clubin” e tyre.

Tifozët e Kosovës në një njoftim kanë bërë të ditur se “Fan clubi- Dardanët” do të jetë i hapur të martën nga ora 20:00.

Ky lokal do të jetë përballë Fabrikës së Tjegullave, në kryeqytet dhe do të hapet me një ceremoni solemne. /IndeksOnline/