10:27 / E Premte, 22 Nëntor 2019 / indeksADMonline

“Dardanët” në ankth, a do zhvillohet finalja e Ligës së Kombeve në Prishtinë?

Kombëtarja e Kosovës sot pritet të mësojë kundërshtarët për Kampionatin Evropian 2020, gjithnjë nëse arrin të kualifikohet.

Sot në Nyon të Zvicrës në orën 12:00 hidhen goglat që do të zbulojnë grupet e Eevropianit. Në njërin nga grupet do të lihen edhe vendet që vijnë nga fituesit e Ligës së Kombeve.

Kosova ndodhet në Ligën D, ku në gjysmëfinale do të luajë me Maqedoninë e Veriut. Nëse shënon fitore takohet me fituesin e çiftit Bjellorusia – Gjeorgjia.

Sot, po ashtu në Nyon hidhet shorti për vendin mikpritës të finales së Ligës së Kombeve.