“Dardanët” rikthehen menjëherë në stërvitje pas humbjes ndaj Çekisë
Pas ndeshjes miqësore të djeshme në Pragë, Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar përgatitjet për sfidën e radhës kundër Andorrës.
Në seancën e sotme stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri” morën pjesë 11 futbollistë, ndërsa pjesa tjetër e ekipit zhvilloi program rigjenerues në hotel pas angazhimit në ndeshjen ndaj Çekisë.
Puna vazhdon me fokus maksimal drejt miqësores së dytë./Indeksonline/

