16:21 / E Enjte, 25 Nëntor 2021 / MSH

Dardanet shënojnë kundër Polonisë

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave është duke u ballafaquar me atë të Polonisë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e Femrave në Futboll.

Dardanet madje e kanë tundur rrjetën e Polonisë që në minutën e katërt të ndeshjes.

Ishte Liridona Syla ajo që pranoi topin nga Donjeta Halilaj për të shënuar për 1:0.

Ndeshja është duke u zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Kombëtarja e Kosovës gjendet në vendin e katërt të tabelës, ndërkaq ajo e Polonisë në të dytin.