17:01 / E Martë, 23 Janar 2018 / indeksADMonline

Darka 1200 euro në Venecia, përfundoi në zyret e kryetarit të Bashkisë!

Venecia mbetet një nga qytetet më të bukura romantike në Evropë dhe në botë. Një udhëtim në Venezia do iu ngelet në mendje për bukuri, por edhe për shpenzime.

Këtë e kanë provuar më së miri katër turistë japonezë. Ata kanë bërë një vizitë në Venezia ku janë “djegur” me çmime në një restorant. Katër japonezë kanë ngrënë peshqi të pjekur, birra, ujë mineral dhe sallata të cilat në fund iu dolën për “hunde”, shkruan Indeksonline.

Kjo pasi që çmimi i darkës ishte 1200 euro. Japonezët janë ankuar aq shumë, sa që në fund kanë bërë ankesë në zyret e kryetarit të Bashkisë së Venezias.

Luigi Brugnaro ka thënë se e ka pranuar me seriozitet këtë ankesë dhe së shpejt do të shoh të vërtetën e çmimeve të larta në restorantet e Venecias./Indeksonline/

Temat: