18:53 / E Shtunë, 01 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Fitoi një çmim ndërkombëtar, por Vuçiq nuk shkoi ta marr shkaku i Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq këtë vit është përzgjedhur fitues i çmimit ndërkombëtar “Luani i artë për paqe 2018”, dhe do të duhej ta merrte këtë çmim në një ceremoni që mbahet në Venecia.

Por, në vend të Vucicit, këtë çmim shkoi ta marr në ceremoni ambasadori i Serbisë, Goran Aleksic, shkruajnë mediat serbe, transmeton Indeksonline.

Komisioni për ndarjen e këtij çmimi vlerësoi se presidenti serb e meriton këtë çmim pasi që ka bërë përpjekje të forta për të promovuar paqen në rajon.

Mirëpo, për Vuçiq në këto momente duket se më shumë ka rëndësi mirëqenia e serbëve që jetojnë në Kosovë, se sa çmimi në fjalë.

Ai ka thënë se për shkak të situatës së krijuar në Kosovë pas vendosjes së taksës 100%, nuk ka shkuar në Venecia.

E për të sqaruar këtë, ai përmes ambasadorit dërgoi një letër në Venecia ku ka thënë se ky çmim i takon të gjithë atyre njerëzve në Serbi që kanë punuar për paqe. /Indeksonline/