11:32 / E Enjte, 13 Maj 2021 / AR

‘Dashta me te taku , e me ta uru festen e Bajramit’, Sabri Fejzullahu me fjalë prekëse për këngëtarin që vdiq sot

Vdekja e artistit shqiptar Ismet Bogujevci i ka mërzitur të gjithë.

Kështu është shprehur edhe këngëtari Sabri Fejzullahu, i cili në këtë ditë festive kishte dashur t’i shkoj për vizitë, shkruan Indeksonline.

Përmes një postimi në Instagram këngëtari tregoi se kjo humbje  madhe e ka lenë pa fjalë.

Postimi i plotë:

“Sot dashta me te taku , e me ta uru festen e Bajramit o Ismet.Zoti paska vendos me te dergu ne ate bote, ne kete dite te madhe , e smundem me than kurgjapo qe ma tha e gojen e shpirtin dhe mbeta pa fjale.E kishe urtesin e qytetrimit ooo Artist .Ngushellime gjithe popullit Shqiptare”./Indeksonline/