15:18 / E Hënë, 18 Qershor 2018 / indeksADMonline

Dasma e parë mes dy homoseksualëve në familjen mbretërore

Pas dasmës madhështore të Princ Harryt dhe ish aktores Meghan Markle familja mbretërore ka pasur dhe disa dasma të tjera të rëndësishme, ajo e mbesës së princeshë Dianas, si dhe pritet që shumë shpejt të bëhet edhe ceremonia e martesës e Princeshë Eugenie.

Mirëpo përpara kësaj martese do të mbahet dasma e parë mes dy homoseksualëve në familjen mbretërore. Sipas mediave britanike kushëriri i mbretëreshës Elisabeth II, Lord Ivar Mountbatten në 12 tetor do të martohet me partnerin e tij. Siç dihet pasi i dha fund martesës së tij me Lady Penny Mountbatten me të cilën ka edhe 3 vajza, Lordi Ivan ka qenë në një lidhje me një mashkull që quhet James Coyle.

Ai ka treguar se vajzat e tij janë shumë të emocionuara për këtë dasmë, e cila me siguri do të marr vëmendjen e të gjithëve pasi është një ngjarje që nuk ka ndodhur më parë në familjen mbretërore.

Ndërkohë Lordi ka thënë se e ftuar në të do të jetë edhe ish gruaja e tij me të cilën ka një marrëdhënie shumë të mirë, por ende nuk dihet nëse Mbretëresha Elisabeth II do të pranojë të marrë pjesë në këtë ceremoni.