Hillary Clinton dhe John Kerry argëtohen me muzikën indiane në dasmën 100 milionë dollarëshe
Në mesin e shumë personaliteteve të njohura edhe Hillary Clinton mori pjesë në një martesë tradicionale indiane që kushtoi 100 milionë dollarë!
Ish-kandidatja presidenciale u pa të mërkurënmbrëma në Mumbai, e cila ishte ftuar nga babai i nuses, Mukesh Ambani, personi më i pasur në Indi me vlerë neto rreth 42 milardë dollarë.
Në këtë dasmë perfomoi ylli botëror, Beyonce, e cila u shfaq me veshje tradicionale indiane duke marrë gjithë vëmendjen, përcjellë Indeksonline.
Në këtë ceremoni mori pjesë edhe ish-sekretariamerikan, John Kerry, i cili bashkë me Hillary Clinton u argëtuan tej mase memuzikën e Bollywood-it.
John Kerry and Hillary Clinton dancing to Bollywood music with Shah Rukh Khan in India
— Sameera Khan (@SameeraKhan) December 12, 2018
2018 is weird. pic.twitter.com/tVPcmkqKB2
Ndërsa dy protagonistët e kësaj dasme ishin, Priyanka Chopra dhe Nick Jonas.
Mos harroni, festimet tradicionale të dasmës indiane mund të zgjasin deri në një javë. /Indeksonline/