19:03 / E Hënë, 03 Shtator 2018 / indeksADMonline

Dasma përrallore e djalit të Ramiz Lladrovcit, nuk munguan politikanët shqiptarë

Lapidari, djali i kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovcit ka kurorëzuar dashurinë me Arlindën.

Çifti për ditën më të rëndësishme të tyre, kanë organizuar një dasmë përrallore dhe tejet luksoze.

Në një promo të dasmës së tyre mund të shihni pjesë nga kjo ceremoni, duke nisur nga detajet dy vellot e nuses, këngëtarë e muzikantë nga Shqipëria, shkruan Indeksonline.

Por, pjesë e kësaj dasme ishin edhe politikanë të njohur shqiptarë, si Ali Ahmeti, Hajredin Kuçi e Shaip Muja, të cilët shihen duke hedhur vallen bashkë me Lladrovcin./Indeksonline/