13:42 / E Mërkurë, 12 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Në Indi mbahet dasma më e shtrenjtë në histori

Në qytetin Mumbai sot fillon njëra nga dasmat më të shtrenjta në histori, e cila me gjasë do të kushtojë më shumë se 100 milionë dollarë, siç ishte shpenzuar për martesën e Princit Charles dhe Princeshës Diana.

“Po’-në e fatit do ta thotë Isha, vajza e njërit prej njerëzve më të pasur në Indi, Mukeesh Ambani dhe Anand Piramal, i biri i një miliarderi tjetër.

Në mesin e mysafirëve të shumtë janë këngëtarja Beyoncé dhe ish- zonja e parë e Amerikës, Hillary Clinton.

Temat: