18:55 / E Premte, 24 Mars 2023 / Gj. Sh

Daulina Osmani priti në takim Lorik Canën

Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, sot ka pritur në takim ish futbollistin e Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana.

Në takim u diskutua për Programet reja të sportit shkollor që po zbatohen në Kosovë, aktiviteti sportiv i fëmijëve dhe masivizimi i sportit, shkruan IndeksOnline.

Në takim ishte prezente edhe drejtorja ekzekutive e fondacionit “Lorik Cana 5” Jerina Lalaj, ku u diskutua për realizimin e programeve vijuese që për target kanë grupmoshat e reja. Për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet fondacionit dhe MKRS, në projekte të cilat do të reflektohen në të mirë të sportistëve./IndeksOnline/