18:22 / E Mërkurë, 27 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Daut Haradinaj bën apel për lirimin sa më të shpejtë të Kurtit

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se është e padrejtë mbajtja në paraburgim e deputetit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe deputetes Donika Kadaj-Bujupi.

“Është e padrejtë të mbahen për veprime te tyre politikë që i bënin në kundërshtim të Zajednicës  dhe Demarkacionit kur vetë Gjykata Kushtetuese ka thënë se kishte shkelje në 24 nene.

Në rastin në fjalë kur bëhet fjalë për deputetë të Kosovës, nuk respektohet standardi i njëjtë i gjykimit, pra bëhen standarde të dyfishta”, ka thënë Haradinaj në Klan, transmeton Indeskonline.

Gjithashtu ai ka bërë apel që të ketë mirëkuptim dhe ata të lirohen sa më shpejtë.

“Mendoj se vazhdojmë të jemi bashkë në kundërshtim të demarkacionit, kam tentuar të krijojë një peticion parlamentar ose të mbledhim nënshkrimet për një amendament të veçantë ku do të amnistoheshin veprimet e deputetëve që ishin në kundërshtim të asociacionit dhe demarkacionit dhe tash më vjen keq që Kuvendi shkoj në pushim, kur kemi filluar në mbledhjen e nënshkrimeve.

S’kam parë vullnet kundërshtues, të gjithë ishin të gatshëm. Kryeministri Haradinaj ka thënë se edhe në Qeveri do të kalohet, nëse ka një Ligj për t’u bazuar në të. Është e padrejtë një deputet të mbahet brenda në paraburgim”, ka shtuar Haradinaj./Indeksonline/