13:40 / E Martë, 04 Tetor 2022 / LB

Daut Haradinaj: Bllokimi i arsimit në Kosovë në vitet e 90 ishte një nga arsyet e fundosjes përfundimtare të Jugosllavisë

Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar pasi qeveria nuk ka ekzekutuar pagat për mësimdhënësit për muajin shtator.

Në një postim në Facebook, mospagimi i mësimdhënësve është një dëshmi se deri ku shkon logjika e kësaj qeverie.

Kjo, sipas tij, po dëshmon se komoditeti i numrave të kësaj shumicë qeverisëse ka për qëllim rrënimin e çdo vlere në Kosovë.

“Sa për rikujtesë, bllokimi i arsimit në Kosovë në vitet e 90 ishte një nga arsyet e fundosjes përfundimtare të Jugosllavisë”, ka shkruar ndër të tjera ai.