20:07 / E Enjte, 25 Tetor 2018 / indeksADMonline

Daut Haradinaj del me një opsion, pasi s’po lirohet Sylejman Selimi!

Deputeti i Kuvendit nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka komentuar sot lirimin e Jahir Demakut nga Burgut i Dubravës, me ç’rast ka reaguar pse nuk është bërë edhe lirimi i Gjeneralit të UÇK-së, Sylejman Selimi.

Haradinaj përmes një shkrimi në llogarinë e tij personale në Facebook, ka shtruar disa pyetje se pse sot nuk u lirua Selimi.

” Sa janë të sakta pretendimet e mbrojtjes se ai po mbahet në burg pa një vendim të plotfuqishëm gjyqësor? A po i shkelen të drejtat Gjeneral Selimit? A po shkelet drejtësia në emër të mbrojtjes së saj?”, thotë Haradinaj, shkruan Indeksonline.

Më tutje, deputeti i AAK-së,  ka theksuar se do të kërkon debat parlamentar dhe komision hetimor parlamentar për ta parë rastin e “Sylejman Selimit”.

Postimi i plotë:

Pse nuk u liru Gjeneral Sylejman Selimi sot? Sa janë të sakta pretendimet e mbrojtjes se ai po mbahet në burg pa një vendim të plotfuqishëm gjyqësor? A po i shkelen të drejtat Gjeneral Selimit? A po shkelet drejtësia në emër të mbrojtjes së saj?

Për të gjitha këto do të kërkoj debat parlamentar dhe pse jo edhe komision hetimor parlamentar për ta parë rastin e Gjeneral Sylejman Selimit./Indeksonline/