14:55 / E Mërkurë, 08 Shkurt 2023 / L K

Daut Haradinaj i bashkohet trendit të TikTok-ut, arrin 100 mijë shikime në vetëm një ditë TikTok

Është kthyer në një nga rrjetet sociale më të fuqishme. Kohët e fundit kemi parë shumë personalitete publike teksa i janë bashkuar këtij rrjeti social, ndërkaq nuk mungojnë as politikanët të cilët përveç përmbajtjes së zakonshme të cilat jemi mësuar t’i shohim, shpesh postojnë momente jashtë veshjes së politikanit.

Video të tilla kemi parë nga politikanë si në Kosovë por edhe në Shqipëri, si; Edi Rama, Ilir Meta e Sali Berisha e së fundi edhe Daut Haradinaj nuk i ka shpëtuar këtij trendi.

Në rrjetin e tij social Tik Tok ai ka postuar video në një nga paraqitjet e tij, ku në vetëm një ditë ka arritur mbi 100 mijë shikime.

https://www.tiktok.com/@daut.haradinaj.official