11:37 / E Martë, 22 Shtator 2020 / indeksADMonline

Daut Haradinaj ia kujton Gazit projektin “Borea”: Pse u harrua?

Daut Haradinaj është i zhgënjyer me harresën që i është bërë projektit “Borea”. Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së ka thënë se ishte mbështetës i këtij projekti, por që është i habitur se pse u harrua ky projekt.

Ky projekt kishte filluar me entuziazëm të madh dhe derdheshin lot nga emocioni për fillimet e tij. Por, ka kohë që “Borea” nuk po përmendet dhe nuk është lëvizur asnjë gur në këtë drejtim.

“Një projekt i mirë për Pejën dhe Kosovën ka pas nisur para dy vjetësh, me 1 shtator.
U pata solidarizu me këdo që u emocionua nga nisja e “Boreas” Me gjithë pozicionet politike, projektin e pata mbështetur duke qenë i bindur se është në të mirë të Kosovës dhe rajonit.
Jemi në shtator të vitit 2020. Projekti është bllokuar. Pse?” shkruan Daut Haradinaj në Facebook./Indeksonline/